PSZH vendos: Pa tifozë në Izrael kundër Makabit

Në një shënim zyrtar, tifozët e Paris Sen Zhermenit njoftuan synimin e tyre për të bojkotuar udhëtimin jashtë vendit në Izrael për ndeshjen e së mërkurës kundër Makabi Haifa, për shkak të kufizimeve të rënda që izraelitët kanë vendosur. Kufizimet u konsideruan të tepërta.

“Më 14 shtator, PSZH do të udhëtojë në Haifa për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve, përballë Maccabi. Ne dënojmë kushtet e vendosura të sigurisë që privojnë lirinë. Ne gjithmonë kemi kundërshtuar kufizimet agresive të lirisë sonë gjatë udhëtimit, në këto kushte ndihemi të detyruar të bojkotojmë këtë ndeshje jashtë fushe. Allez Paris” thuhet në kumtesën.

PZH është përfshirë në grup me Juventusin. SKuadra franceze mundi Juventusin (2-1) në sfidën e parëme golat e Mbape-s dhe në kampionat janë aktualisht në vend e dytë, as Olimpik Marsejës.

LEXO EDHE:

Back to top button