Publikohet traileri për një nga filmat më të pritur të vitit: Gladiator II po vjen

Është publikuar traileri i Gladiator II, një prej filmave më të shumëpritur të vitit. Regjisori është Ridley Scott.

Ky vazhdim i Gladiatorit të vitit 2000 u bazua në një histori nga Peter Craig dhe David Scarpa. Luajnë Paul Mezcal, Pedro Pascal, Connie Nielsen dhe Denzel Washington.

Historia ndjek Lucius, një ish-trashëgimtar i Perandorisë Romake, i cili bëhet një gladiator pasi ushtria romake e udhëhequr nga gjenerali Marcus Aurelius sulmon shtëpinë e tij.

Negociatat për xhirimet e vazhdimit të “Gladiator” filluan në vitin 2001 dhe më në fund u shpall në vitin 2018. Xhirimet zgjatën nga qershori 2023 deri në janar 2024, me një ndërprerje për shkak të grevës së punëtorëve të Hollivudit.

Gladiator II del në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar më 15 nëntor të këtij viti. Ai do të shfaqet në kinematë amerikane nga 22 nëntori.

 

LEXO EDHE:

Back to top button