Këngëtarja amerikane po ndiqte ndeshjen mes Emma Raduchani dhe Anna Kalinskaya dhe e ndiqte lojën nga afër gjatë gjithë kohës.

Ajo u shfaq me një fustan fildishi të ngushtë deri në lëkurë, që ndiqte vijën e trupit të saj dhe e ngriti veshjen me bizhuteri ari dhe argjendi, një çantë të vogël të zezë dhe syze dielli. Këtë herë i fejuari i saj Tom Evans nuk ishte me të.

Kujtojmë se Nicole dhe regbisti skocez, Tom Evans, gjashtë vjet më i ri u njohën në vitin 2019 kur ai mori pjesë në spektaklin “The X Factor: Celebrity”. Ata u fejuan vitin e kaluar në Hawaii.
View this post on Instagram
Së fundmi ata kanë festuar së bashku 46-vjetorin e lindjes dhe me atë rast Nicole i ka pritur fansat e saj me një foto me rroba banje.








