Punë e kryer, Siti “siguron” sulmuesin e ri

Skuadra e Mançester Sitit, ka arritur marrëveshje me yllin norvegjez të Borusia Dortmund, Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez disa javë radhazi lidhej me një kalim të mundshëm te Siti, por deri më tani nuk raportohej për ndonjë marrëveshje mes palëve.

Sipas Mik Kigan të ‘Dailymail’, marrëveshja mes palëve është mbyllur mbrëmë dhe Haaland do të jetë pjesë e Mançester Sitit. Lojtari thuhet se do të përfitojë një pagë prej 500 mijë funteve në javë, si pjesë e marrëveshjes.

Siti do të paguajë edhe obligimet të kartonit, shumën për agjentin dhe atë për babanë e sulmuesit norvegjez.

LEXO EDHE:

Back to top button