Pushteti dhe opozita kanë vazhduar përplasjet mbi aferën “Zhan Mitrev”
Pushteti dhe opozita kanë vazhduar përplasjet mbi aferën “Zhan Mitrev”
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe vlerëson se afera me spitalin “Zhan Mitrev” është shpikje e VMRO-DPMNE-së për të mbuluar krimet dhe dështimet e Qeverisë. Sipas tij, Qeveria po shpik afera për të mbuluar sjelljen e 10 mijë emigrantëve, statusin e të cilëve po e negocion fshehtas përmes ndryshimeve që planifikon t’i bën në Ligjin për të huajt.
“Publikojnë gënjeshtër të Zhan Mitrevit në TV Alfa. Rastin e ri të fabrikuar “Reket”, ndërsa poshtë tavolinës ndajnë tenderë. 161 tenderë për një kompani. 51 tenderë për një kompani nga komunat. 1.2 milion tenderë përmes Postës. 9 milion denarë tender për një kompani me dy të punësuar”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja edhe sot ka vazhduar me akuzën e njejtë. Sipas tyre, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë kërkuar nga Zhan Mitrev t’ia shesë spitalin nëse dëshiron ta shpëtojnë nga gjykimi me akuzën për mashtrim gjatë trajtimit të pacientëve me Kovid 19 në pandemi.
“Përmes institucioneve shtetërore dhe atyre gjyqësore, Zaev dhe Filip¬çe i kanë bërë presion doktor Zhan Mitrevit që në mënyrë rrugë ligjore dhe me çmim të ulët t’ia blejnë spitalin. Kur u ngrinë llogaritë e Mitrevit dhe xhirollogaria e spitalit, iu ndalua shitja e spitalit dhe pjesëve të tij derisa vazhdon procedura gjyqësore”, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Prokuroria Publike akoma nuk njoftuar nëse është duke ndërmarrë masa hetimore ose jo pas zërave që qarkullojnë në opinion. Zhan Mitrev akuzohet për mashtrim, pasi gjatë pandemisë derisa ka trajtuar pacientë me Kovid 19 ka përdorur metodën e hemofiltrimit, pavarësisht se për të nuk kishte vërtetim shkencor se ishte metoda e duhur për trajtim dhe kurim. /Alsat.mk








