Putin dhe Biden mund të flasin sërish para fund-vitit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mund të bisedojnë sërish para fundit të këtij viti. Konfirmimi vjen nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë sqaroi se deri më tani asgjë konkrete nuk është konfirmuar. Dy liderët e superfuqive globale patën një takim virtual më 7 dhjetor.

Rusia shprehu gatishmërinë që të dërgojë dhe një ministër të qeverisë për bisedime me Shtetet e Bashkuara në një shtet neutral. Kremlini i dorëzoi propozimet e sigurisë asistentes së sekretarit amerikan të shtetit, Karen Donfried.

SHBA tha se do të ndajë ato me aleatët dhe partnerët ndërkombëtar. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit minimizoi mundësinë e një takimi mes Putin dhe presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, duke thënë se nuk kanë për çfarë të flasin.

LEXO EDHE:

Back to top button