Putin do të mbaj fjalim në Asamblenë Federale Ruse

Putin do të mbaj fjalim në Asamblenë Federale Ruse

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të mbajë sot fjalimin e tij për gjendjen e kombit në Asamblenë Federale Ruse.

Lideri rus do t’i drejtohet të dy dhomave të parlamentit dhe do të përshkruajë qëllimet për vitin e dytë të pushtimit në Ukrainë.

Putin do të përditësojë elitën politike dhe ushtarake mbi gjendjen ku ndodhet operacioni i tij special ushtarak në Ukrainë, me shumë “kureshtarë” që duan të mësojnë planet e tij për vitin e ardhshëm.

Fjalimi i presidentit Putin vjen disa ditë para njëvjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë dhe një ditë pas vizitës së liderit amerikan, Joe Biden në Kiev, ku premtoi mbështetje të vazhdueshme financiare dhe ushtarake.

LEXO EDHE:

Back to top button