Putin i cilësoi si dështim, Perëndimi zotohet për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Putin i cilësoi si dështim, Perëndimi zotohet për më shumë sanksione ndaj Rusisë

Aleatët kryesorë perëndimorë të Ukrainës janë angazhuar për më shumë sanksione ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin ekonomikisht Rusinë. Në fjalimin e sotëm, Vladimir Putin tha se sanksionet nuk kishin sukses, duke u mburrur se Rusia ishte ekonomikisht e qëndrueshme dhe kishte inflacion më të ulët.

Tani G7, Britania e Madhe, SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia, thanë se do të vazhdojnë të imponojnë kosto ekonomike ndaj Rusisë. Ata gjithashtu i kërkuan komunitetit ndërkombëtar të refuzojë atë që ata e përshkruan si “ekspansionizmi brutal i Moskës”, raportojnë mediat e huaja.

“Ne do të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike për Rusinë, dhe për individët dhe subjektet – brenda dhe jashtë Rusisë – që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për këto shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

LEXO EDHE:

Back to top button