Putin mban fjalimin e parë pas rebelimit të Wagner

Putin mban fjalimin e parë pas rebelimit të Wagner

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar deklaratën e tij të parë që nga rebelimi i grupit Wagner gjatë fundjavës, duke iu drejtuar pjesëmarrësve në një forum industrial.

Duke iu drejtuar njerëzve në një konventë të quajtur “Inxhinierët e së ardhmes”, Putin vlerësoi kompanitë për qëndrueshmërinë përballë sfidave të jashtme.

Është e paqartë se kur apo ku ishte Putin kur e regjistroi deklaratën. Ai nuk përmendi asnjë marrëveshje në të cilën Prigozhin ra dakord në mënyrë që të tërhiqte trupat e tij dhe të vendosej në Bjellorusi.

Në një fjalim tjetër të shtunën, Putin akuzoi mercenarët Wagner për tradhti dhe i quajti veprimet e tyre një “thikë pas shpine”.

Presidenti rus Vladimir Putin gjithashtu zhvilloi një bisedë telefonike presidentin iranian Ebrahim Raisi.

“Presidenti i Iranit shprehu mbështetjen e plotë për udhëheqjen ruse në lidhje me ngjarjet e 24 qershorit”, sipas një deklaratë të Kremlinit.

Kjo ishte një nga disa telefonat që Putin pati me liderë të huaj pas fundjavës, pas një rebelim të Wagner.

Agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA konfirmoi se të dy udhëheqësit zhvilluan një bisedë telefonike pas rebelimit të dështuar të grupit militant “Wagner”.

LEXO EDHE:

Back to top button