Drin Ahmedi, pronar me zero denarë investim

Drin Ahmedi, pronar me zero denarë investim

Gazetar: Adnan Qaili

 Dikush ka shumë lekë, dikush ka mbiemër të fortë, kjo është formula e suksesit në Maqedoninë e Veriut. Pronari kompanisë shqiptare “Pe-Vla-Ku” dhe pronari i kompanisë maqedonase “Thor Industries” thonë se “Soravian” e morën vetëm me garanci të linjës kreditore prej 6 milionë eurove. Këtë e firmosi Vladimir Pjetër Gjoka, i cili po ashtu është aksionar edhe në “Kredins Bank” në Shqipëri dhe tani posedon më shumë se gjysmën e kësaj qendre tregtare. Kurse, ata thonë se kanë marrë përsipër edhe borxhin e saj prej 20 milionë eurove, që edhe pse nuk e thanë me zë, shihet se ajo u ble me rreth 26 milion euro. Djali i vëllait të kreut të BDI-së, Drini, tha se Ali Ahmeti nuk ka pasur asnjë ndikim në këtë marrëveshje biznesi, ngaqë e gjithë dilema e ngritur është se si një çun i ri pa asnjë lekë investim mori në pronësi gjysmën.

“Unë financiarisht nuk kam kontribuar në këtë asnjë cent, jo se kompania ime nuk ka pasur mundësi, por kjo ka qenë marrëveshja komerciale ngaqë ne aty do të bëjmë punën dhe menaxhimin, dokumentacionin.

Ahmeti është xhaxhai im dhe Zoti e bekoftë atë, ai ishte motivi jetës sime po nuk ka të bëj asgjë me biznesin tim, zero asgjë! Dhe kjo që thuhet në media më ka prekur shumë rëndë!” – Drin Ahmeti, Pronar i kompanisë “Thor Industries”.

 Dy investitorët që blenë qendrën tregtare “Soravia” dolën para mediave për të sqaruar dyshimet e ngritura në opinion për prejardhjen e pasurisë së nipit të Ali Ahmetit, Drinit që në moshën 28 vjeç u bë aksionar 39% i Soravia Invest dhe 49% i Soravia Management, pa investuar asnjë denarë. Në fakt, ai që e shiti, biznesmeni austriak Hano Soravija, tha se tek Drini, nuk iu deshën paratë si garanci, por ambiciet.

 Pronarët aktual të Qendrës Tregtare “Soravia”

Kompania Soravia Invest                               Kompania “Soravia Management”

51% Vladimir Pjetër Gjoka                            51% Vladimir Pjetër Gjoka

39% Drin Ahmeti                                              49% Drin Ahmeti

10% Hano Soravija                                           0% Hano Soravija

“Shiko, unë jam 62 vjeç, Drini është 28-29 vjeç dhe kjo është arsyeja që unë i thash PO për të nisur një ardhmëri biznesi. Unë kam studiuar në vendin tuaj shumë vite më parë dhe tani më duhet të shikoj dikë të ri që shpresoj se ai idetë e tij ti zbatoj në projekt të zhvilloj ndërtesën duke shtuar mbase disa kate që nuk do të mund të fitojnë nga hisja e 10% që do të kem unë,” tha Hano Soravija, Ish-pronari i Q.T. “Soravia“.

 Kur një investitor i huaj vjen në vend, të parët që i ofrojnë klimë biznesi janë zyrtarët politik për tërheqje të investimeve të huaja. Por, Pjetër Gjoka mohon të ketë pasur ndonjë përkrahje politike, madje tha se si shoqëri ndërtimi nuk ka fituar asnjë tender publik në Maqedoni, duke numëruar se nuk i kanë dhënë projektin në Kërçovë për kanalizim, nuk i kanë dhënë projekt në Gjevgjeli e as në projektin Shkup-Bllacë.

“Ndërtimi i kanalizimit në Kërçovë kam qenë oferta më e lirë 11,2 milion euro, por ajo është fituar nga një X kompani nga Azarbejxhani me vlerë 13 milion euro. Kjo është një pjesë ku tregon korrupsionin në masë. Kam marr pjesë në tenderin Bllacë-Shkup isha oferta më e lirë dhe kam humbur kundrejt ‘Granitit’, kjo është pika dy për korrupsion,” u shpreh Vladimir Pjetër Gjoka, Pronar i kompanisë “Pe-Vla-Ku“.

 Ai thotë se nuk ka pasur asnjë tender publik në vend dhe tani ka investuar në një privat që s’ia di emrin.

 “Me Soravian kemi një projekt shumë të madh në bregdetin e Vlorës në Shqipëri. Ai projekt është shkaku që më ka sjell në Shkup. Për këtu është pyetje! Projekti i Shkupit? Soravisë!? Ne mendojmë ta bëjmë më atraktive dhe me efikasitet energjetik ashtu siç kërkohen në BE,” tha Vladimir Pjetër Gjoka, Pronar i kompanisë “Pe-Vla-Ku“.

Kritikat më të zëshme vijnë nga opozitarja e VMRO DPMNE-së të cilët pretendojnë se me paratë e vjedhura publike janë investuar ndërmjet 25-30 milion euro në Qendrën Tregtare me 15,570m2. Ata e lidhin nipin e Ahmetit me vegzën e tenderëve publik të përvetësimeve personale të udhëheqësve të BDI-së, të cilët janë në pushtet. VMRO gjithashtu akuzon se këto janë vetëm disa nga paratë e korrupsionit dhe të kriminalitetit financiar të taksapaguesve të zhvatura ndër vite nga qytetarët dhe bizneset në vend. Këto akuza i mohojnë kategorikisht sikurse dy investitorët privat, ashtu edhe vetëm partia Politike e BDI-së. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button