Putin mesazh Bajram Begajt: Shëndet dhe suksese në detyrën si president

Putin mesazh Bajram Begajt: Shëndet dhe suksese në detyrën si president

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si president i Shqipërisë. Është ambasada e Rusisë në Tiranë që shkruan se Putin i ka uruar Begajt shëndet dhe suksese në detyrën e tij.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, u shpreh Begaj.

Begaj u zgjodh si President i Shqipërisë më 4 Qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button