Zelensky: Rregullat e ardhshme botërore po përcaktohen në Ukrainë

Zelensky: Rregullat e ardhshme botërore po përcaktohen në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha sot se vendi që drejton do ta “fitojë patjetër luftën që filloi Rusia”.

Duke folur nga një vend i panjohur në Kiev përmes video-lidhjes, ai deklaroi se vendi i tij nuk ishte në gjendje të eksportonte ushqim të mjaftueshëm për shkak të bllokadës ruse dhe se bota do të përballej me një “krizë serioze ushqimore dhe urie”.

Ai vlerësoi se mbështetja që ka marrë deri më tani Kievi nga perëndimi dhe aleatët aziatikë është e madhe dhe se është thelbësore që të mos dorëzohen duke i ndihmuar.

“Unë jam mirënjohës për mbështetjen tuaj, por kjo mbështetje nuk është vetëm për Ukrainën, por edhe për ju. Rregullat e ardhshme botërore po përcaktohen në fushën e betejës së Ukrainës”, shtoi Zelensky.

Ky i fundit lidhi drejtpërdrejt stoqet ruse me rritjen e çmimeve të mallrave, duke thënë se Moska fillimisht bllokoi energjinë për të rritur çmimet dhe tani po bën të njëjtën gjë me ushqimin.

Presidenti ukrainas iu drejtua 575 delegatëve nga 40 vende në Singapor gjersa pohoi se Ukraina nuk ka ambicie për të hyrë në territorin rus.

 

LEXO EDHE:

Back to top button