Putin: Ndalim-fluturimi cilësohet si ndërhyrje

Gazetar: Fatlume Dervishi 

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se miratimi i zonës së ndalim fluturimit mbi Ukrainë do të duhej patjetër të bëhej nga një vend i tretë, të cilin Rusia automatikisht do ta cilësonte si pjesëmarrës në konflikt. Qëndrimi i tij erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski që NATO të shpallë qiellin e Ukrainës zonë ndalim-fluturimi, shkruan Alsat.

“Çdo lëvizje në këtë drejtim do të shihet nga ne si një pjesëmarrje në konfliktin e armatosur të cilësdo palë, territori i së cilës do të përbëjë kërcënim për pjesëtarët tanë të shërbimit. Në atë sekondë, ne do t’i shohim ata si pjesëmarrës të konfliktit ushtarak dhe nuk do të ketë rëndësi se cilët anëtarë janë ata”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë

Putin tha të shtunën se nuk ka në plan të shpallë gjendje lufte në Rusi.

“Me që ra fjala, këto sanksione të cilat janë vendosur, janë të ngjashme sikur të shpallësh luftë. Por, falë Zotit, nuk kemi arritur akoma ty. Mendoj se të ashtuquajturit, në thonjëza, “partnerët tanë” kanë akoma mirëkuptim se cilat mund të jenë pasojat dhe kërcënimet për të gjithë pavarësisht disa deklaratave të pamatura si ajo e bërë nga ministrja e jashtme e Britanisë së Madhe kur ajo tha se NATO mund të përfshihej në konflikt. Ne duhej t’i vendosnim menjëherë forcat tona parandaluese në një gjendje të gatishmërisë së lartë të detyrës luftarake”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë

Gjatë një takimi me nëpunëset e kompanisë ajrore ruse, Aeroflot, presidenti rus tha se një vendim i tillë do të ndërmerrej vetëm në “rast të agresionit të jashtëm, në zona të caktuara të aktivitetit ushtarak”. /Alsat.mk 

LEXO EDHE:

Back to top button