Putin nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura ruse

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të forcave të armatosura të Rusisë me 137,000 ushtarë, që do të çojë numrin e tyre në 1,150,628.

– Të përcaktohet numri zyrtar i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në 2.039.758 persona, nga të cilët 1.150.628 janë ushtarë, thuhet në dekret.

Dokumenti u publikua në portalin zyrtar të informacionit ligjor, njoftuan mediat ruse.

Sipas dekretit të mëparshëm të 17 nëntorit 2017, në forcat e armatosura të Rusisë ishin të punësuar 1.902.758 persona, nga të cilët 1.013.628 ishin ushtarë.

Dekreti i Putinit që ai nënshkroi sot nuk specifikon nëse do të ketë një numër më të madh të rekrutëve, vullnetarëve apo të dyja.

Kremlini tha se vetëm vullnetarë të kontraktuar po merrnin pjesë në një “operacion special ushtarak” në Ukrainë, duke hedhur poshtë pretendimet se po konsiderohej një mobilizim më i gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button