Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës në Glasgow

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin e klimës COP26 në Glasgow.

Në lidhje me vendimin e Presidentit, Rusia nuk dha asnjë arsye, por një zëdhënës i Kremlinit tha se ndryshimi i klimës ishtë një çështje parësore për vendin.

COP26, zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë nga datat 31 tetor deri më 12 nëntor.

Një vendim i tillë është konsideruar si sulm ndaj përpjekjeve për të detyruar udhëheqësit botërorë të negociojnë një marrëveshje të re për të ndaluar rritjen e temperaturave globale.

“Fatkeqësisht, Putin nuk do të fluturojë në Glasgow”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se ndryshimi i klimës ishte “një nga përparësitë më të rëndësishme të politikës së jashtme ruse”.

Putin ende nuk e ka komentuar njoftimin zyrtar, por duke folur në një forum ndërkombëtar të energjisë në Moskë më datë 13 tetor, udhëheqësi rus citoi pandeminë si një faktor në vendimin e tij për të mos udhëtuar.

LEXO EDHE:

Back to top button