Putin vizitë surprizë në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

Putin vizitë surprizë në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

Mediat shtetërore ruse raportojnë se presidenti Vladimir Putin ka bërë një vizitë të papritur në Mariupol, një qytet port ukrainas i pushtuar nga forcat ruse pasi ata e shkatërruan pjesën më të madhe të tij.

Një video zyrtare tregon Putin duke drejtuar një makinë nëpër rrugë gjatë natës, më pas duke vizituar një sallë koncertesh.

Kjo do të ishte vizita e parë e Putinit në një territor ukrainas të okupuar rishtazi.

Agjencia e lajmeve Tass thotë se ai shkoi atje me helikopter dhe takoi disa banorë vendas.

Në video, një zyrtar rus dëgjohet duke i shpjeguar Putinit se si po rindërtohet qyteti.

Mariupol ka qenë nën pushtimin rus për më shumë se 10 muaj pasi u shkatërrua në një nga betejat më të gjata dhe të përgjakshme të konfliktit.

Raportet për vizitën vijnë një vit pasi Moska nisi një sulm ajror në një teatër të Mariupolit ku ishin strehuar qindra civilë. Ndërtesa u shemb dhe të paktën 300 vetë besohet të kenë vdekur atje.

Ukraina dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se sulmi përbënte një krim lufte.

LEXO EDHE:

Back to top button