Kush janë mungesat te Reali dhe Barca, para sfidës “El Clasico”?

Në “El Clasico”, si Barcelona ashtu edhe Real Madrid u stërviten të shtunën dhe pati një lajm të mirë për këtë të fundit, por jo aq shumë për skuadrën katalanase. Kjo pasi Karim Benzema është rikthyer në stërvitje dhe do të mund të luajë në “Camp Nou”. Ai pësoi një goditje gjatë një përplasjeje me Virxhil van Dajkun në ndeshjen e mesjavës së Ligës së Kampionëve kundër Liverpullit, pak para se të shënonte golin e vetëm, por nuk u stërvit deri të shtunën.

Benzema do të mund të startojë dhe Karlo Ançeloti këtë e ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.Real Madridit do t’i mungojë vetëm David Alaba nga lëndimi dhe Alvaro Rodriguez nga suspendimi.

Barcelona do të jetë pa Pedrin dhe Ousmane Dembelen, pasi asnjëri prej tyre nuk ka mundur të shërohet nga lëndimi. Kjo është padyshim një goditje për Çavi Hernandezin, pasi ata janë dy nga lojtarët më të mirë të Barcelonës në sezonin 2022/23.

Përveç kësaj, të gjithë janë në dispozicion për trajnerin katalanas, kështu që në përgjithësi ky do të jetë një “El Clasico” me shumicën e yjeve në dispozicion.

 

LEXO EDHE:

Back to top button