Putini nënshkruan dekretin për transferimin e centralit bërthamor të Ukrainës në Rusi

Putini nënshkruan dekretin për transferimin e centralit bërthamor të Ukrainës në Rusi

Presidenti Vladimir Putin ka nënshkruar dekretin për transferimin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia në jug të Ukrainës nën kontrollin rus.

Centrali bërthamor ka qenë i pushtuar nga trupat ruse që në ditët e para të luftës, megjithatë drejtohet ende nga teknikë ukrainas. Kreu i rregullatorëve të energjisë në Kiev u ka kërkuar punëtorëve të mos nënshkruajnë asnjë dokument me pushtuesit rusë, shkruan BBC.

Agjencia shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom e kritikoi dekretin, duke e quajtur “të pavlefshëm, absurd dhe joadekuat”.

Ky veprim shënon pjesën e parë të planeve të Putinit për të rivendosur “stabilitetin” në provincën e aneksuar ilegalisht, ku forcat ruse kanë humbur gradualisht terren ndaj forcave ukrainase.

Ndërkohë, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, IAEA, tha se është njoftuar për planet për të rifilluar një reaktor në termocentral. Të gjashtë reaktorët në vend kanë qenë jashtë linje për javë të tëra.

LEXO EDHE:

Back to top button