Putini pritet të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale
Putini pritet të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale

Vladimir Putin ka vendosur të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të marsit, një lëvizje që do ta mbajë atë në pushtet deri në vitin 2030, pasi shefi i Kremlinit mendon se duhet ta drejtojë Rusinë në periudhën më të rrezikshme në dekada, thanë disa burime për Reuters.
Putin, të cilit i është dorëzuar presidenca nga Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999, ka shërbyer si president më shumë se çdo sundimtar tjetër rus që nga Josef Stalini, duke mposhtur edhe mandatin 18-vjeçar të Leonid Brezhnevit.
Putini mbushi 71 vjeç më 7 tetor.
Burimet, të cilët folën për Reuters në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së politikës së Kremlinit, thanë se lajmet për vendimin e Putinit kishin dalë dhe se këshilltarët tani po përgatiteshin për fushatën dhe zgjedhjet e Putinit.
Për Putinin, sondazhet tregojnë se gëzon mbështetje nga 80% e popullit brenda Rusisë, ndërkaq zgjedhjet janë një formalitet nëse ai kandidon, pasi ai e ka mbështetjen e shtetit, medias shtetërore dhe pothuajse asnjë kundërshtar publik kryesor në këto zgjedhje, dhe është i sigurt se do të fitojë.
Një burim i huaj diplomatik, ka njoftuar se Putini e mori vendimin kohët e fundit dhe se njoftimi do të vijë së shpejti.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë. Peskov ka theksuar në shtator se nëse Putin vendos të kandidojë, atëherë askush nuk do të jetë në gjendje të konkurrojë me të.
Kremlini ka hedhur poshtë raportet se Putini nuk ishte mirë, si dhe dezinformatat e përhapura nga Perëndimi.