Që nga 1 korriku, tre ilaçe antikoagulante do t’i shtohen listës pozitive të barnave
Gazetare: Albina Ramadani
Që nga 1 korriku, tre ilaçe antikoagulantë do t’i shtohen listës pozitive të barnave. Bëhet fjalë për ilaçet kundër mpiksjes së gjakut Enoksaparin, Nadroparin dhe Rivaroksabani, dhe këtp ilaçe do të jenë të qasshme nëpër barnatoret e vendit. Sipas Sasho Klekovskit, përfshirja e këtyre ilaçeve në listën pozitive do të ulë ndjeshëm shpenzimet qytetarëve dhe do t’ua lehtësojë qasjen në terapinë antikoagulante me recetë.
“Këto dy antikoagulantë kushtojnë prej 1.160 deri në 2.700 denarë varësisht nga madhësia dhe pesha, dhe tani kushton prej 160 deri në 240 denarë dhe njëri prej brendëve do të jetë pa pagesë. Patjetër ta përmend këtë fakt njëri do të jetë pa pagesë, i dytë do të jetë me pagesë por të siguruarit kanë mundësi të zgjedhin, kjo do të thotë se ky ilaç të jetë i kapshëm me pjesëmarrje apo participim prej 160 deri në 240 denarë varësiht nga ambalazhi dhe pesha”, deklaroi Sasho Klekovsk, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Klekovski njoftoi se antikoagulanti i tretë është përfshirë për herë të parë në listën pozitive dhe do të jetë në dispozicion nga janari i vitit 2027.
“Antikoagulanti i tretë është për herë të parë në listën pozitive deri më tani ishte prej 2.000 deri në 2.200 denarë tani do të jetë i kapshëm me pjesëmarrje prej 160 denarëve në periudhën fillestare do të jetë prej 105 deri në 505 denarë varësisht nga numri i tabletave, që i bie kursim për një pako prej 1.752 denarë”, theksoi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor.
Zgjerimi i listës pozitive dhe specifikimi i antikoagulantëve vjen pas denoncimeve se të njëjtit shiteshin nëpër farmaci pa rekomandim të mjekëve specialistë. Tani e tutje, përdorimi i tyre mund të bëhet vetëm pas rekomandimeve mjekësore./Alsat.mk.








