Qehaja: Kosova është lider në rajon sa i përket demokracisë
Qehaja: Kosova është lider në rajon sa i përket demokracisë

Sonte në Programi 200, moderatori Nazim Rashidi, temë diskutimi kishte zgjedhur tensionin mes Kosovës dhe Serbisë si dhe ndikimi eventual në rajon dhe më gjerë. Por, edhe për divegjensat brenda politikës kosovare. Për këtë temë kishte të ftuar ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.
Pikërisht për divegjensat brenda partiake në Kosovë, ambasadori Florian Qehaja i konsideron vlera të demokracisë dhe se sipas tij në këtë aspekt Kosova është e para në rajon.
“Pluralizmi i ka këto gjëra, une mendojë se kjo gjë e pasuron pozicionin e Kosovës në raport me një temë shumë të ndjeshme që jemi duke u ballafaquar tash dhe se kjo gjë nuk paraqet problem në shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit”, tha ambasadori Qehaja/Alsat.mk