Qëllohet gabimisht nga shoku i tij një gjahtar

Një gjuetar ka qëlluar një gjuetar tjetër mëngjesin e sotëm afër fshatit Gabresh në Kumanovë. Personi me inicialet Ç.R ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është qëlluar nga shoku i tij i gjuetisë. Policia është ende në vendngjarje dhe po kryen hetimet sesi ka ndodhur e gjithë ngjarja,

“Në mëngjes në ora 8:00 në SPB Kumanovë, I.S. nga Kumanova ka denoncuar se në fshatin Gabresh në vendin Ostrovicë, duke gjuajtur në gjueti e ka qëlluar Ç.R. (67) nga fshati Lopatë. Nga ana e Ndihmës së shpejtë u konstatua se personi ka vdekur, ndërsa ekspertiza është ende në vijim”, informuan sot  nga SPB Kumanovë.

LEXO EDHE:

Back to top button