Qëllohet me armë zjarri makina e gazetarit kosovar

Makina e gazetarit Shkumbin Kajtazi u godit nga plumbat në orët e para të mëngjesit të ditës së diel në qytetin e Mitrovicës, Kosovë.

Ka qenë vetë Kajtazi i cili nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se është përballur me një sulm të rrezikshëm.

Sipas gazetarit kjo ngjarje ka lidhje me punën e tij pasi probleme personale me dikë nuk ka pasur që në shkollën e mesme.

“Miq, Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës.

Unë isha afër dhe kam dëgjuar krisma arme, por si njeri naiv që beson se Kosova është vend normal, nuk e kam lejuar mendjen të më thotë se mund të jetë sulm i tillë. Isha gabim.

Kur u afrova tek vendi ku e kisha parkuar, pashë se vetura ishte dëmtuar në masë të madhe. Në fillim pata bindjen se ishte goditur me diçka të fortë, mirëpo më pas u vërejtën gjithandej vrima dhe predha të plumbave: në ulësen e shoferit, në tavan e në pjesën e prapme.

Edhe në Polici deklarova se rasti lidhet me punën, pasi problem personal me dikë nuk kam pasur që nga shkolla e mesme.

Rasti është në Polici dhe shpejt do ta marrin në dorë hetuesit e krimeve të rënda. Zbardhja e tij duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi.

Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij.”– shkruan ai.

LEXO EDHE:

Back to top button