Bullgaria s’ka interes për termocentralin e Belene

Arsyeja për anulimin e vendimit për të investuar në centralin bërthamor Belene në Bullgari, është se pala bullgare ka treguar mosinteresim të madh për fillimin e elektranës. Nga Elektranat thonë se deri më tani qeveria Bullgare ka njoftuar fillimin e ndërtimit të centralit disa herë, por pastaj nuk ka pasur asnjë realizim, megjithëse përgatitjet për të filluan në vitin 2008.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut

“Për ne është me rëndësi që të sigurojmë një furnizim të sigurt të energjisë nga burime të shumta, dhe të përmirësojmë performancën e kompanisë sonë dhe natyrisht kjo të jetë në një të ardhme të parashikueshme.”

Nga Qeveria nuk thanë se cila ishte arsyeja për ndryshimin e planit fillestar, i cili filloi nga koha e Qeverisë së parë të Gruevski. Thjesht theksuan se janë akoma të hapur për bashkëpunim rajonal në fushën e energjetikës. Informacioni që morëm është se janë formuar grupe pune për të koordinuar çështjen e investimit të ardhshëm energjetik në vend, por në Greqi.

QEVERIA

“Qeveria që në vitin 2019, miratoi një mendim pozitiv duke shprehur interes për të marrë pjesë në projektin e termocentralit Belene. Ndërkohë, Qeveria ka shprehur gjithashtu interes në projektin Aleksandropulos, i cili përfshin gjithashtu Republikën Greke dhe Republikën e Bullgarisë.”

Drejtori i Elektranave, Vasko Kovaçevski disa ditë më parë në forumin energjetik në Shkup, deklaroi se heqë dorë përkohësisht nga investimet në centralin bërthamor në Belene, dhe përqendrohen në centralin e gazit në Greqi. Elektrana në Greqi është planifikuar të ketë një kapacitet të instaluar prej 800 megavat dhe si aksionar Maqedonia do të kishte 25 për qind të pronësisë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button