Qëndërmbrojtësi i Lesterit bën iftar, arbitri ndal ndeshjen

Qendërmbrojtësi i Lester Sitit, Uesli Fofana zhvilloi 90 minuta lojë ndaj skuadrës së Kristall Pallasit, duke dhënë më të mirën, edhe pse për një pjesë të ndeshjes ishte agjërueshëm. Fofana, në minutën e 34-të ndeshjes me miratim të arbitrit kryesor u largua nga terreni që të bëj iftar me ushqim të shpejtë dhe ujë, pasi që njihet si një mysliman i devotshëm në botën e futbollit dhe në përgjithësi.

 

Arbitri kryesor i ndeshjes ndaloi lojën për disa minuta , duke mos lejuar që të ekzekutojë gjuajtjen e lirë portieri mysafirë , për ti dhënë kohë të mjaftueshme Fofana-s, që bëj iftar. Ndryshe, pjesa e parë i takoi mysafirëve që shënuan golon e parë, mirëpo në vazhdim Lesteri solli presion dhe shënoi 2 gola, që mjaftuan për të marë 3 pikë dhe për tu renditur në vendin e tretë në Premierligë.

LEXO EDHE:

Back to top button