Qendra e re klinike mbështetet nga ish ministrat, kundërshtohet nga VMRO DPMNE-ja

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se lokacioni i ri në komunën e Gjorce Petrovit ku planifikohet ndërtimi i Qendrës së re Klinike, është zgjidhja e vetme më e përshtatshme për një projekt me përmasa gjigante. Përveç opozitës maqedonase, me këtë mendim pajtohen dhe shumë ish ministra të Shëndetësisë në mesin e të cilëve edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Ata ishin ftuar në takim nga ministri Filipçe i cili para tyre shpalosi faktet dhe informacionet të cilat flasin se lokacioni i ri është ai që garanton një Qendër bashkëkohore.

Në njëfarë mënyrë arritëm konsensus mbi çështjen se çfarëdo lloj zgjidhjeje tjetër përpos Qendër e re Klinike në vend të ri si investim “Greenfield” është zgjidhje parciale dhe se vetëm një zgjidhje e tillë ofron lloj të ri të kujdesit shëndetësor ajo që ofrohet në vendet e zhvilluara, si në Evropë, SHBA, dhe ajo është shërbim shëndetësor në formë të integruar – deklaroi Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Filipce i bëri thirrje opozitës që këtë çështje ta diskutojnë me qëllim që të zhbllokohet procesi për fillimin e projektit.

Sjellja e VMRO-DPMNE-së për këtë çështje është më te vërtetë jo korrekte. Nuk kanë të drejtë ta pengojnë këtë mundësi për qytetarët. Nuk themi se nuk mund të flasim për alternativë tjetër por mungesa e diskutimeve, bllokim i Ligjit me 2000 amendamente të cilët nuk janë konstruktiv mendoj se është diçka e pa arsyeshme dhe mendoj se në njëfarë mënyrë është keqpërdorim i pozitës politike -u shpreh Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Në fund të muajit maj do të ketë debat publik në Kuvend lidhur me ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Qendra e re Klinike pritet të jetë një kompleks gjigant i cili do të kapë vlerën prej 500 milion eurosh.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button