Qeni është miku më i mirë i njeriut: Një kafshë shtëpiake vrapoi 6.5 kilometra për të shpëtuar pronarin e saj pas një aksidenti me makinë
Një qen është miku më i mirë i një njeriu dhe një rast nga shteti amerikan i Oregonit e konfirmon më së miri këtë thënie.

Pas një aksidenti me makinë në Oregon, një qen vrapoi gati 4 milje drejt një kampingu për të njoftuar familjen e pronarit të tij se kishte nevojë për ndihmë dhe autoritetet thonë se Brian Garrett u shpëtua për shkak të guximit të kafshës. Garrett doli nga rruga në një luginë dhe katër qentë e tij ishin në automjet, raporton Guardian.
Ai i mbijetoi përplasjes dhe një nga qentë e tij vrapoi pothuajse 6.5 kilometra nëpër shkretëtirë për të arritur tek familja e pronarit të tij.
Dog runs 4 miles to find help after owner drives over Oregon cliff, spends night trapped in ravine https://t.co/2ayU2qWxrI pic.twitter.com/OO7iuIpGyL
— New York Post (@nypost) June 8, 2024
Familja filloi shpejt të kërkonte për Garrett dhe përfundimisht e pa makinën e tij, pas së cilës ata thirrën 911.
Shumë i plagosur për t’u ngjitur i vetëm në shkëmbin e pjerrët, Garrett u detyrua të kalonte natën në një luginë duke pritur që shoku i tij besnik me gëzof të gjente ndihmë, shkruan New York Post .
Qeni i Brandon Garrett mbërriti në kampin e Baker County rreth orës 9:30 të mëngjesit të së hënës për të njoftuar familjen e shqetësuar për aksidentin, tha sherifi i qarkut.
“Sherifi Ash mbërriti dhe gjeti automjetin, së bashku me qenin, në një zonë të pjerrët. “Ndërsa kërkonte për një pikë aksesi në përrua, ai dëgjoi një person që bërtiste për ndihmë”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Baker.