Qeni më i vogël në botë, sa një kartëmonedhë

Qeni më i vogël në botë, sa një kartëmonedhë

Libri i rekordeve Gines e ka cilësuar një Chihuahua femër dyvjeçare të quajtur Pearl, si qenin më të shkurtër të gjallë në botë. Pearl është 9.14 cm e gjerë dhe 12.7 cm e gjatë. Gjatësia e saj është e ngjashme me një kartëmonedhë dollari dhe më e vogël se një telekomandë televizori. Madje Pearl mund të futet lehtësisht në një xhep. Gjatësia e saj u mat tre herë në intervale të ndryshme në Spitalin e Kafshëve në Orlando, ku ajo lindi.  Pearl është e afërmja e chihuahuas që kishte thyer rekordin e mëparshëm, i cili fatkeqësisht vdiq në vitin 2020 para se Pearl të lindte. Pearl është vajza e një prej motrave identike të Milly. Ashtu si paraardhësi i saj Milly, Pearl peshonte më pak 28 g në lindje, ndërsa tani Pearl peshon 553 g.

LEXO EDHE:

Back to top button