Qentë endacak përbëjnë shqetësim të madh për shkupjanët

Qentë endacak përbëjnë shqetësim të madh për shkupjanët

Gazetare: Melihate Rustemi

Fëmijët dhe më të moshuarit janë më të rrezikuarit nga sulmet e qenve endacak që në numër të madh bredhin lagjeve të Shkupit, shkruan Alsat.

Qytetarët ankohen se shumë fëmi tashmë kanë fobi nga këto qen duke mos guxuar të dalin jashtë oborrit të shtëpisë.

“Më tepër fëmijët frikohen, marrin trauma, të mëdhenjtë jo ama fëmijët marrin trauma. Sidomos në rrugën “Petar Manxhukov” shumë ka qen, mblidhen, i lëshon dikush, nuk e di prej ku vijnë. Duhet shteti me i marr e me i çu në stacionar ose me i vaksinu”, tha një qytetar.

“Nëse njëri leh, dhjetë të tjerë do të dalin, të gjithë fshihen nën makina, shumë ka. Kur janë të vegjël të gjithë I marrin se janë të mirë, kur rriten i lënë sepse nuk ju duhen, nuk mund të kujdesen. Kur shkoj në mëngjes në xhai, e parkoj makinë afër xhamisë, kam një shkop që mbaj me vete, të mbrohemë në rast se vijnë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Para një jave e sulmuan nusen time. Deshi ta telefonoj policinë por im bir tha se nu do të bëjnë asgjë. Për çdo ditë shkoj në pazar, ka shumë”, theksoi një qytetar.

Në momentin që ekipi I Tv Alsat qëndroi rreth tregut  të Komunës së Butelit, shumë qen po qëndronin të shtrirë në tokë, disa prej të cilëve edhe me dëmtime të ndryshme.

“Në këtë pjesë janë të qetë, nuk sulmojnë por sigurisht janë të etiketuar”, u shpreh një qytetar.

Nga ndërmarja publike për strehimin e qenve “Lajka” thanë për Alsat se nuk kanë numër të saktë të intervenimeve të kryera por se kanë vepruar thuajse pas çdo denoncimi të bërë në këtë institucion posaçërisht nëse lokacioni i qenve të tillë është afër objekteve shkollore ose kopshteve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button