Qeveria amerikane do të pajiset me automjete elektrike

 

Presidenti Joe Biden, të hënën më 25 janar u zotua të zëvendësojë flotën e qeverisë amerikane me rreth 650.000 automjete elektrike, ndërsa administrata e re zhvendos fokusin e saj drejt energjisë së pastër, raporton Reuters.“Qeveria amerikane zotëron një flotë të madhe automjetesh, të cilat ne do t’i zëvendësojmë me mjete elektrike të prodhuara nga amerikanët,” tha Biden të hënën.

Biden kritikoi rregullat ekzistuese për t’i konsideruar automjetet amerikane kur ato janë blerë nga qeveria dhe kanë përbërës jo-amerikanë.Biden tha se ai do të mbyllë boshllëqet që lejojnë pjesët kryesore si motorët, çeliku dhe qelqi të prodhohen jashtë vendit për automjetet që konsiderohen të prodhuara në Amerikë.Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjes në lidhje me periudhën që Biden planifikon të zëvendësojë automjetet.

Zëvendësimi i tyre mund të kushtojë 20 miliard dollarë ose më shumë.Urdhri ekzekutiv i Biden “Buy America” ​​i nënshkruar të hënën nuk lejon blerjen e automjeteve elektrike.Ai u zotua të krijojë 1 milion vende të reja pune në “industrinë amerikane të prodhimit të automjeteve.”Biden mbështet konsumatorët e rinj në zëvendësimin e automjeteve të vjetra dhe më pak efikase me automjete të reja elektrike dhe gjithashtu mbështet stimujt e prodhuesve për të ndërtuar makinat elektrike.

LEXO EDHE:

Back to top button