Arrestohet një serb, dyshohet për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë

Një serb është arrestuar gjatë së martës në Pejë. Ai dyshohet të ketë kryer krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999-të. Kështu bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka treguar se i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit dhe se me rastin është duke u marrë Prokuroria Speciale.

“Dje 22 rreth orës 10:00 është arrestuar një serb dhe është intervistuar e më pas është njoftuar prokurori i shtetit. Personi në fjalë është dërguar për në Prishtinë, rasti është duke u trajtuar në prokurorinë speciale”, tha Gashi për KosovaPress.

 

LEXO EDHE:

Back to top button