Qeveria e RMV-së sot me seancë të veçantë pas aksidentit tragjik

Maqedonia është në ditën e dytë të zisë pas tragjedisë së një dite më parë. Flamujt janë ulur në gjysmështizë në të gjitha institucionet e vendit dhe në të gjitha përfaqësitë diplomatike, shkruan Alsat.

Ditë zie në vend do të jetë edhe gjatë ditës së nesërme, në nderë të viktimave. Në shenjë solidarizimi, dita e sotme është shpallur ditë zie edhe në Kosovë dhe në Bullgari.

Në një seancë të veçantë, Qeveria pritet të konkretizojë sot hapat e ardhshëm të institucioneve ekzekutive për dëmshpërblimin e familjeve të viktimave si dhe për transportimin e trupave të të vdekurve nga Bullgaria në Maqedoni pasi të bëhet identifikimi i plotë i tyre.

Siç njoftoi Qeveria, transportimi i trupave do të bëhet në mënyrë të organizuar me autoritetet në Sofje. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme funksionin shtabi i krizës i cili nëpërmjet një linje telefonike informon familjarët e viktimave dhe të lënduarve për procedurat që vijojnë. Numri i telefonit për informacione në MPJ është 075 273 732.

LEXO EDHE:

Back to top button