Qeveria e Shqipërisë miraton një fond prej 200 mln lekë për kombëtaren e Shqipërisë në futboll

Qeveria e Shqipërisë ka akorduar një fond prej 200 milionë lekë për ekipin kombëtar të futbollit.
“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në fletoren zyrtare.
Presidenti ka dekretuar vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë fond, që tashmë mbetet për tu parë se si do ti shërbejë kombëtares së Shqipërisë, i cili arriti që të zinte vendin e parë në grupin E në kualifikueset e Kampionati Europian, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.
“Kuqezinjtë” do të luajnë verën e ardhshme me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën në fazën e grupeve të Evropianit që do të luhet në Gjermani, me përballjet që do të zhvillohen më 15, 19 dhe 24 qershor.