Qeveria greke dënon shkrimin e gazetës ku fyhet Erdogani

Zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecasi dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, reaguan dhe dënuan ballinën e gazetës ditore për shkak të fjalëve abuzive drejtuar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Liria e fjalës dhe pavarësia e mediave kujdesen nga populli grek dhe mbrohen në Kushtetutën tonë. Megjithatë, kjo nuk e mohon përgjegjësinë për të respektuar një lider të huaj. Gjuha fyese është kundër vlerave tona dhe mund të dënohet vetëm nga qeveria greke,” ka shkruar Pecasi sot në llogarinë e tij zyrtare në Tuiter.

Me dënim dolën edhe MPJ geke, duke bërë të ditur se liria e shprehjes dhe liria e mediave janë të garantuara në Greqi, “por kjo nuk e mohon detyrimin për t’u përmbajtur nga fyerjet ndaj individëve dhe liderëve të huaj”.

LEXO EDHE:

Back to top button