Qeveria i përgjigjet SBASHK’ut, tregon ’11 lëvizjet’ për plotësimin e nevojave të sindikatave

Qeveria i përgjigjet SBASHK’ut, tregon ’11 lëvizjet’ për plotësimin e nevojave të sindikatave

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka thënë se Kurti që nga marrja e mandatit ka lëvizur mbi dhjetë herë në lidhje me përmirësimin e kushteve të qytetarëve, përfshirë edhe ato të mësimdhënësve.

Pas takimit që sot Kurti ka pasur me përfaqësuesit e SBASHK’ut, Kryeziu ka përmbledhur 11 lëvizjet e Qeverisë.

 

11 lëvizjet e Qeverisë sipas zëdhënësit të kësaj të fundit janë këto:

 

1)Procedimi i projektligjit për paga në sektorin publik, i cili del këtë javë në dëgjim publik.

2)Mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë.

3)Projektligji siguron trajtim të barabartë të mësueseve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.

 

4)Projektligji eliminon padrejtësitë ndaj shumë punonjësve të sektorit të arsimit si bibliotekist, psikolog, pedagog dhe sekretar.

5)Projektligji parasheh shtesa për mësimdhënësit në bazë të kualifikimit dhe përgjegjësive menaxheriale.

 

6)Me kërkesë të SBAShK-ut, për herë të parë janë ndarë 1.7 milionë euro për rreth 300 mësimdhënës me sëmundje të rënda.

7)Buxhet shtesë për mësimdhënësit që konsiderohen tepricë, ashtu që mos të mbesin pa punë.

 

8)Rregullimi i statusit të mësimdhënësve në marrëveshje pune mbi 10 vjeçare.

9)Shtesa prej 50 euro për punëtorët e sektorit publik për të gjithë muajt e mbetur të vitit në kuadër të pakos prej 150 milionë euro për Përballje me Inflacionin.

 

10)Ftesa drejtuar BSPK-së që bashkërisht të bëjmë reformën e sistemit pensional drejt largimit të pragut prej 15 vjet përvojë pune.

11)Zotimi për 10 milionë euro shtesë për barna esenciale.

 

Ndryshe, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti, tha se bisedimet kanë qenë përmbajtjesore, por nuk është arritur marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, pas takimit me Këshillin Grevist të martën, deklaroi se nuk është në pyetje arsimi e mësimdhënësit, por se “do ta marrim vesh në ditët e javët në vazhdim”.

LEXO EDHE:

Back to top button