Qeveria lejoi organizimin e dasmave në ambiente të mbyllura

Qeveria lejoi që dasmat të mbahen në ambiente të mbyllura. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, do të lejohet të plotësohen deri në 40% të kapacitetit të lokaleve, por jo më shumë se 250 të ftuar. Përndryshe, anëtari i Komisionit për Sëmundjet Infektive, Zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani për Alsat sot deklaroi se është më mirë të organizohen dasma sipas protokolleve, dhe jo ato të bëhen në mënyrë të fshehtë nëpër oborret e shtëpive apo uikend shtëpiza larg shërbimeve të inspektimit dhe të mos ketë kurrfarë kontrolli.

Për mua nuk është aspak e diskutueshme, nga 30 deri në 50 për qind të kapacitetit duke respektuar të gjitha protokollet e tjera dhe kështu nuk është problem për t’u organizuar. Ky është mendimi im personal që e them edhe sot – tha Ilir Hasani anëtar i komisionit për sëmundjet e infektuara.

Ndërsa, gastronomët nga pjesa perëndimore e Maqedonisë thonë se kanë investuar mijëra euro në ventilim në mënyrë që lokalet të ajrosen dhe të jenë të sigurta për dasma. Është e sigurt, thonë se mërgimtarët do të kthehen në vend për t’i bërë dasmat, por kjo varet nga autoritetet nëse do t’i bëjnë ato në oborret e shtëpive, në vendet fqinje apo me protokolle në restorante.

Ky vendim vjen vetëm dy ditë pasi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se këtë verë nuk do të ketë më lehtësime dhe dasmat do të bëhen ekskluzivisht në tarracat verore të restoranteve dhe hoteleve. Kjo ishte një nga kërkesat më të mëdha të gastronomëve sepse sipas tyre shumica e objekteve të kategorizuara të dasmave janë të tipit të mbyllur.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button