Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, shqyrton ndihmën e dhënë shtetërore për kompanitë

Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka angazhuar firmë për revizion e cila në mënyrë shtesë i rishikon kompanitë të cilat vitin e kaluar e përdorën ndihmën shtetërore për lëshimin e pagave. Kontabilistët reagojnë se në asnjë dekret nuk ka vendim se përveç Drejtorisë së të Ardhurave Publike, si organ kompetent që tashmë i ka inspektuar kompanitë, do të ketë inspektime shtesë nga një kompani private e revizionit. Ata apelojnë që kontabilistët të mos i dërgojnë dokumentet e kërkuara derisa institucionet t’ua shpjegojnë arsyet e këtij revizioni.

Është e paqartë pse Sekretariati i Përgjithshëm përdor pozicionin e tij të pushtetit dhe imponon detyrim shtesë për kontabilistët të cilët nuk janë as të angazhuar e as të paguar nga ana e porositësit të këtij revizioni. Kjo mund të çojë në konflikt interesash gjatë dorëzimit të firmës së revizionit, për çka apelojmë deri te kontabilistët të mos dorëzojnë kurrfarë dokumentesh – deklaroi Aleksandra Andreeva, Oda e Kontabilistëve.

Përgjigjen përse është angazhuar firmë revizioni, nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thanë se duhet ta marrim nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë.

Lidhur me pyetjet tuaja, ju duhet të kontaktoni Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë. Funksioni i Drejtorisë së të Ardhurave Publike është i përcaktuar qartë në Dekret, DAP përmes parametrave të paracaktuar në përputhje me Nenet 3 dhe 4 kontrollon tërësinë e kërkesës – njoftojnë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Alsat kërkoi përgjigje nga zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë në çfarë baze është vendosur të kryhet revizioni, por deri më tani nuk morëm përgjigje.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button