Qeveria miratoi agjendën “Evropa në Shtëpi”

Kryeministri i vendit Zoran Zaev njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar agjendën “Evropa në Shtëpi”. Sipas tij bëhet fjalë për dokument kyç i cili do të jetë udhëheqës për reformat në vend. Për këtë agjendë Qeveria është konsultuar edhe me institucionet e Bashkimit Evropian dhe institucionet relevante në vend.
“Në mbledhjen e sotme e miratuam agjendën, Evropa në Shtëpi”. Bëhet fjalë për një agjendë të qeverisë dhe institucioneve tjera si Kuvendi, Komisioni Antikorrupsion dhe të tjera. Në agjendë “Evropa në Shtëpi”, janë theksuar prioritetet në çdo segment të shoqërisë sonë. Kjo qeveri qytetare arriti përparim të madh në fushat politike dhe ekonomike. Kjo agjendë evropiane do të siguroj raport pozitiv për vendin tonë për vitin 2021 nga Komisioni Evropian”, tha Zoran Zaev, kryeministër.