Qeveria ndan fonde për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s në Ohër

Gjashtë milion denarët, ose rreth njëqind mijë euro, të cilat Qeveria i ka ndarë komunës së Ohrit, për të përmbushur rekomandimet e UNESCO-s, janë të pamjaftueshme për t’u marrë plotësisht me ndërtimet pa leje, thonë aktivistët e mjedisit.

Me një punë të tillë paushalle, të pavendosur, kaotike, do të na duhen vite derisa të hiqen të gjitha plazhet, të mos përmend largimin e të gjitha ndërtesave të paligjshme, që ndikojnë negativisht në vlerën e jashtëzakonshme universale të rajonit të UNESCO-s, të cilën komuna dhe shteti janë të detyruara ti zbatojnë”, sa me shpejt te jete e mundur”-tha Dragana Velkovska, Ohër SOS.

Kryetari i komunës Gjeorgjieski tashmë ka njoftuar se do të vazhdojë të shembet pranë vendbanimeve turistike në Shën Stefan, por që do të hiqen edhe objektet në disa plazhe të Ohrit. Një pjesë e parave të marra nga Qeveria, përveç prishjes, do të përdoren për përgatitjen e planeve urbanistike.

Komuna e Ohrit:

“Aktivitetet për largimin e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme do të vazhdojnë sipas planit dhe dinamikës së përcaktuar menjëherë pas përfundimit të procedurave të tenderit, për zgjedhjen e një kompanie që do të kryejë largimin, që nuk do të mund të jenë pjesë e planeve të ardhshme urbane të bregut”

 Ndryshe nga Ohri, në Strugë, deri më tani nuk ka pasur aktivitete në terren. Merko ka pretenduar vazhdimisht se nuk ka ndërtesa të paligjshme në Strugë.

Ajo që shteti mund të bëjë është të heqë kompetencat e komunës dhe të tregojë një herë e përgjithmonë se institucionet e Maqedonisë po luftojnë me të vërtetë për sundimin e ligjit në Maqedoni, dhe jo vetëm në mënyrë deklarative”-pohoi Dragana Velkovska, Ohër SOS.

Ne nuk morëm përgjigje nga komuna e Strugës, si dhe kur planifikojnë të merren me ndërtimet pa leje.

 

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button