Qeveria përgatit ligj për shitjen e tokës bujqësore shtetërore

Qeveria përgatit një ligj të ri për blerjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit. Kryeministri Zoran Zaev në paraqitjen e sotme në emisionin Magazina Ekonomike, konfirmoi se ai tashmë ka përcaktuar me çfarë çmimi, dhe në cilat kushte do të mund të blihet toka bujqësore shtetërore.
“Toka bujqësore me vetë privatizimin do të ketë një kusht, nuk guxon të urbanizohet, nuk guxon të shitet më pak se 10 hektarë, sepse imtësimi ka rrezik më të lartë për urbanizim dhe ngjashëm, ato janë disa parametra. E dyta duhet të jetë ekskluzivisht veprimtari bujqësore, e trata do të paguajë tre herë më shumë tatim pronari i ri i tokës bujqësore, nëse nuk e përpunon atë “, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.