Qeveria shkarkoi Jani Makradulin nga posti i drejtorit të Postës

Qeveria në seancën e sotme kërkoi nga Këshilli Mbikëqyrës i Postës shkarkimin e Jani Makradulit nga posti i kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm. Në deklaratën e shkurtër të Qeverisë nuk përmenden arsyet pse është marrë një vendim i tillë.

Nga Bordi Mbikëqyrës kërkohet që të zgjedhë Vasko Stefanov, zëvendësdrejtor aktual i Agjencisë për Punësim, për kryetar të ri të Bordit drejtues dhe drejtor të përgjithshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button