Qeveria shpall thirrje publike për mbështetje të bujqve
Qeveria shpall thirrje publike për mbështetje të bujqve

Thirrje për bujqit e rinj, mbështetje prej 10 mijë eurosh
Personat të cilët merren me bujqësi në vendin tonë janë kryesisht të moshuarit. Për të motivuar të rinjtë që të vazhdojnë prodhimtarinë e kulturave bujqësore, Qeveria ka shpallur thirrje për mbështetje financiare prej 10.000 eurosh për çdo bujk të ri i cili do të plotësoje kushtet. Sipas ministrit të bujqësisë, Cvetan Tripunovski, kjo thirrje ka për qellim të ndihmoj bujqit. Personat që aplikojnë në këtë thirrje duhet të jenë ndërmjet 18 dhe 40 vjeç, të fillojnë aktivitetin bujqësor për herë të parë, të kenë ndërmarrje të re bujqësore dhe të jenë të regjistruar në regjistrin e vetëm të njësive bujqësore në 18 muajt e fundit. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 9 maji.
“Unë jam i bindur se duhet të punojmë në sjelljen e energjisë së re dhe fuqisë së re të rinjve në bujqësi të cilët do ta vazhdojnë prodhimin bujqësor sepse statistika tani tregon se kemi kufi të lartë të moshës që merren me bujqësi dhe me vendosjen e energjisë së re do të thotë vazhdimin e procesit të mëtejmë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave. /Alsat.mk