Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e 30-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 30-të.

Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë Raportin për zbatimin e Ligjit për subvencionimin e kredive banesore me Propozim-vendim për kohëzgjatjen e thirrjes publike dhe numrin e thirrjeve publike për aplikimin e qytetarëve për marrjen e kredisë banesore të subvencionuar në vitin 2021.

Në rend dite për shqyrtim është edhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 si dhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për hulumtime statistikore për periudhën 2018-2022.

Me konkluzat dhe vendimet e mbledhjes së 30-të të Qeverisë, që do të mbahet me video-konferencë, publiku do të njoftohet me kumtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button