Qeveria teknike, Xhaferi: Ligji, në seancën e ardhshme plenare

Gazetare: Fatlume Dervishi

Propozim-ndryshimi i ligjit për qeveri i cili parashikon shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike tashmë është përkthyer dhe është shpërndarë te deputetët, shkruan Alsat.

Deputetët do të kenë mundësi të shohin se cilat janë synimet konkrete të VMRO-DPMNE-së përmes kësaj nisme. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në intervistë për Televizionin Sitel, konfirmoi se ligji do të jetë në rend dite në seancën e ardhshme.

“Nga ai moment kur të lëshohet propozimi te deputetët, sipas rregullores fillojnë procedurat parlamentare. Mendoj se gjatë seancës së ardhshme do të jetë, sigurisht”, deklaroi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

LSDM-ja dhe BDI-ja janë “pro” shfuqizimit të qeverisë teknike por këmbëngulin që ndryshimet të bëhen me konsensus. Si të do të arrihet konsensusi është akoma e paqartë. Partitë politike nuk konfirmojnë nëse koordinatorët e grupeve parlamentare do të pranojnë ta firmosin nismën e opozitës për të dëshmuar se ka konsensus ose konsensusi do të arrihet përmes takimit të liderëve. Deri tani, as nga LSDM-ja dhe as nga VMRO-DPMNE-ja nuk tregojnë nëse në agjendën e liderëve të tyre për ndonjë të ardhme të afërt është ndonjë takim i mundshëm. Kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski që para se të bëhej kryeministër kishte paralajmëruar takim me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, por ky i fundit e kishte kushtëzuar atë me temën e zgjedhjeve të shpejta parlamentare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button