Qeveria thotë se po punon për zgjidhjen e problemit me transportuesit dhe pret rezultate

Qeveria thotë se po punon për zgjidhjen e problemit me transportuesit dhe pret rezultate

Gazetar: Angell Dimovski

Edhe pse në fund të janarit ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski paralajmëroi se çështja e transportuesve është zgjidhur, vendim për lehtësim nuk ka ende. Qeveria thotë se po punon për të gjetur zgjidhje. Edhe pse për momentin nuk zbulojnë shumë detaje, presin rezultate pozitive. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bëhet fjalë për problem të trashëguar.

“Ne po punojmë jo vetëm për këtë. Të gjitha këto janë probleme të trashëguara nga e kaluara, po punojmë edhe për kuotat e reja për eksportin e çelikut dhe aluminit, tani në mars do të ketë një takim në Gjenevë, kështu që po punojmë edhe për CBAM, edhe për Roumet Houm, ka shumë gjëra për të cilat po punojmë këtë vit dhe presim rezultate”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Nga ana tjetër Shoqata e Transportuesve “Makam-trans” thotë se në strategjinë e re të vizave të BE-së statusi i shoferit profesionist është i njohur, por derisa zgjasin procedurat, është e domosdoshme një zgjidhje e përkohshme.

“Presim periudhën kur duhet të përfundojnë të gjitha dokumentet e nevojshme, procedurat që po zhvillohen në Komisionin Evropian dhe më në fund të përcaktohet se çfarë trajtimi do të ketë në kuadër të sigurimit të qëndrimit të zgjatur për shoferët profesionistë”, thonë Makam-trans.

Transportuesit kërkojnë që qëndrimi i tyre në vendet evropiane të mos kufizohet sipas rregullit të 90 ditëve brenda 180 ditëve. Pak kohë më parë ata bllokuan pikat kufitare në shenjë revolte. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button