Qeveria vendosi të zgjasë afatin për kontabilistët për dorëzimin e llogarive përfundimtare

Tre ditë para skadimit të afateve, Qeveria vendosi t’u japë kontabilistëve 10 ditë shtesë, që ti dorëzojnë llogaritë përfundimtare vjetore për vitin e kaluar. Kjo mund të bëhet deri më datën 25 të këtij muaji, në vend të datës 15-të, siç kërkohej fillimisht. Edhe pse vetëm disa javë më parë Qeveria ishte e vendosur se nuk do të kishte zgjatje të afateve, në koordinim me Regjistrin Qendror ata kanë marrë një vendim të kundërt. Si arsye e theksojnë gjendjen me koronavirusin. Nga Regjistri Qendror nuk na dhanë përgjigje konkrete në pyetjen, pse fillimisht e refuzuan atë, dhe tani e morën një vendim të tillë.

Regjistri qendror

“Shumë kontabilistë janë të infektuar me virusin dhe janë në spital, duke ua bërë të pamundur të përmbushin afatet ligjore”

Kontabilistët thonë se autoritetet kanë pranuar atë që e kanë kërkuar disa muaj.

“Kërkesat tona janë që nga nëntori 2020, por vetëm tre ditë para afatit të fundit kemi marrë një prolongim, i cili përsëri nuk është 15 ditë, sipas mundësive ligjore, por vetëm 10 ditë …. Çfarë ishte ajo që më në fund të kenë mëshirë institucionet, këtë vërtetë nuk di tua them’ deklaroi Aleksandra Andreeva- Oda e Kontabilistëve.

Llogaritë përfundimtare duhet të dorëzohen nga rreth 75 mijë kompani. Sipas Regjistrit Qendror, deri më sot 90 për qind e tyre e kanë përfunduar tashmë këtë obligim, por sipas kontabilistëve, shumë prej llogarive nuk janë bërë si duhet, sepse është dashur ta respektojnë afatin, i cili tani është shtyrë.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button