Qindra të plagosur nga protestat në Bejrut

Së paku 226 persona u plagosën në përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë në rrethin Tripoli në veri të kryeqytetit libanez, Bejrut, transmeton Anadolu. Për disa ditë, Libani ka qenë dëshmitar i protestave kundër bllokimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe asaj që protestuesit e përshkruajnë si paaftësi e qeverisë për të ndaluar përhapjen e virusit derisa spitalet arrijnë kapacitetin maksimal.

Protestuesit u mblodhën në Sahet Al Nour në qendër të Tripolit dhe u përpoqën të sulmonin ndërtesën e qeverisë në shesh. Forcat e sigurisë u përpoqën t’i shpërndajnë duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit u përgjigjën me gurë, kokteje molotovi dhe fishekzjarrë.

Granata dore u hodhën ndaj forcave të sigurisë dhe dy prej tyre shpërthyen, theksuan Forcat e brendshme të sigurisë së Libanit në twitter. Gjithashtu raportohet se të paktën nëntë persona u plagosën dhe automjetet ushtarake u dëmtuan për shkak të granatave të dorës.

Kryqi i Kuq libanez tha se 35 persona u transportuan në spitale dhe 67 të tjerë u trajtuan në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve (NNA) njoftoi se 31 nga 124 personat e plagosur të trajtuar nga Njësitë libaneze të reagimit të urgjencës u transferuan në spitale. Të paktën 226 njerëz u plagosën në përleshjet, tha NNA.

Qeveria libaneze njoftoi se do të zgjasë orën policore deri më 8 shkurt si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Dje herët, ushtria libaneze në twitter tha se 31 ushtarë u plagosën për shkak të një sulmi nga protestuesit në qytetin e Tripolit, ndërsa pesë protestues u arrestuan. Deri të mërkurën në mbrëmje, numri i të infektuarve me COVID-19 në Liban arriti në 289.660, duke përfshirë 2.553 vdekje dhe 171.177 të shëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button