Kosovë, 5 mijë e 991 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 që nga marsi e deri më tani 58 mijë e 988 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus. Ndërsa shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 479 persona. Kështu bëhet e ditur në të dhënat ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 991 raste aktive me COVID-19.

Nga IKSHPK bëjnë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese.

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike. Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë. Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

LEXO EDHE:

Back to top button