QMK: 25 zjarre të regjistruara në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 zjarre në vend. Prej tyre, 4 janë aktive, 3 janë vënë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar. “Zjarre aktive ka në afërsi të fshatrave Morane – Vrtekica – Ramni Gaber në komunën e Studeniçanit, ku digjet pyll i përzier, dhe në afërsi të Vidushit, Dragov Dol dhe Lokvicës në komunën e Makedonski Brodit, ku është djegur bimësi e ulët, pyll me rritje të ulët dhe shkurre. Një zjarr aktiv ka edhe në komunat e Velesit dhe Zelenikovës, në zonën e fshatit Slp, i cili po përhapet drejt fshatrave Karabunjiste Dobrino dhe Tisovicë, si dhe në komunat Jegunovcë dhe Saraj, pranë fshatrave Kopancë dhe Tudencë, i cili po përhapet drejt Bojanës”, thonë nga QMK. Zjarret nën kontroll janë pranë fshatrave Aldanci, Norovo dhe pranë Borinos dhe Zhitosës në komunën e Krushevës dhe në deponinë në Kratovë. Qendra për Menaxhimin e Krizave theksojnë se gjithsej 29 zjarre në ajër të hapur janë regjistruar gjatë fundjavës, prej të cilave gjashtë janë aktive në mëngjes, një është nën kontroll dhe 22 zjarre janë shuar.








