Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve
Rritet çmimi i karburanteve. Nga mesnata benzina shtrenjtohet për 4.5 denarë, ndërsa dizeli për 6.5 denarë. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës mesatarisht për 4,85 për qind, krahasuar me vendimin paraprak të 10 gushtit. Sipas vendimit të fundit të KRRE-së benzina BS 95 do të shitet për 91.5 denarë për litër, eurosuper BS 98 për 93.5 denarë për litër. Dizeli do të shitet për 98 denarë për litër. Shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë edhe atë për 6 denarë. Sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës shtrenjtimi është rezultat i çmimeve më të larta referente të derivateve në tregun botëror./Alsat.mk.








